Vendimet e Bordit

Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), në mbledhjen e mbajtur më 29 korrik 2008, mori këto vendime:

  • Emërimi i Z. Nexhat Kryeziu në pozitën e Zëvendës Guvernatorit për Mbikëqyrjen e Institucioneve Financiare
  • Ndryshimi i Rregullës XXVIII mbi Themelimin e Forumit të  Arbitrazhit;
  • Rritja e kapitalit të BQK-së në tridhjetë (30) milionë euro në pajtim me ligjin në fuqi;
  • Aprovimi i Pasqyrave Financiare të BQK-së për tremujorin e dytë (30 Qershor 2008);