BQK-ja prezantoi para mediave Raportin Vjetor 2011

Sot më 31 korrik  2012, në auditoriumin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u mbajt konferenca e rregullt vjetore me gazetarë me ç’rast u prezantua Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2011 si dhe një përmbledhje e zhvillimeve kryesore në sektorin financiar dhe ekonominë e Kosovës në gjysëmvjetorin e parë të vitit 2012.
Paneli prezantues i Raportit vjetor të BQK-së përbëhej nga Kryetari i Bordit të BQK-së, z. Gazmend Luboteni, Guvernatori i BQK-së z. Gani Gërguri, Zëvendësguvernatori, z.Lulzim Ismajli dhe Drejtori i analizave ekonomike në BQK, z.Arben Mustafa.
 Fjalën hyrëse dhe me theks të veçantë për zhvillimet  kryesore nga fusha financiare gjatë vitit 2011 dhe gjysëvjetorin e parë të këtij viti e prezentoi para mediave  Kryetari i Bordit të BQK-së, prof.Gazmend Luboteni.
Ndërkohë një ekspoze të zgjeruar rreth zhvillimeve gjatë 2011 dhe projeksioneve e parashikimeve  për vitin 2012  e paraqiti,Guvernatori i BQK-së z.Gani Gërguri .

Për më shumë informacion mbi fjalën e Guvernatorit Gërguri dhe prezantimin e z.Arben Mustafa.