Në Vjenë u themelua konstituenca e Evropës Qendrore dhe Lindore në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Më 11 korrik 2012 Austria, Bjellorusia, Republika Çeke, Hungaria, Kosova, Republika e Sllovakisë, Sllovenia dhe Turqia themeluan konstituencën e Evropës Qendrore dhe Lindore në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Marrëveshja e kontituencës u nënshkrua nga Ministrat e Financave, Guvernatorët e Bankave Qendrore, dhe nga zyrtarë të nivelit të lartë të cilët përfaqësojnë konstituencën në Vjenë në prani të Presidentit të Republikës Federale të Austrisë. Kjo konstituencë do të zgjedhë një Drejtor Ekzekutiv për Bordin Ekzekutiv të FMN-së në nëntor 2012.



Pas një periudhe të ndërmjetme dy vjeçare në të cilën Austria do të përfaqësojë konstituencën, pozita e Drejtorit Ekzekutiv të Bordit Ekzekutiv të FMN-së, si dhe ulësja e konstituencës në Komitetin Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar do të plotësohet në bazë të një skeme qarkore tetë vjeçare. Kjo pozitë do të caktohet ekskluzivisht për ekonomitë e reja të tregut të vendeve që bëjnë pjesë në Konstituencë. Skema qarkore do të rindaj një ulëse në Bordin Ekzekutiv të FMN-së nga vendet e avancuara Evropiane te vendet e reja me ekonomi të tregut. Andaj, kjo do të kontribuojë në masë të konsiderueshme në reduktimin e dy ulëseve të cilat i përkisnin vendeve të avancuara Evropiane në Bordin Ekzekutiv të FMN-së ashtu siç ishte përshkruar në reformën qeverisëse të FMN-së në vitin 2010.



Krijimi i kësaj Konstituence të Evropës Qendrore dhe Lindore shënon një moment historik pasi që sërish vendos rajonin dinamik të Evropës Qendrore dhe Lindore në hartën e Bordit Ekzekutiv të FMN-së. Konstituenca synon të jetë mbështetës i fortë i bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të FMN-së dhe një zë me ndikim i Evropës Qendrore dhe Lindore në FMN. Prania e Turqisë poashtu do t’i japë zë të fuqishëm konstituencës në G20.



Vjenë, 11 korrik 2012