Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitoi BQK-në


19 qershor 2012
Shkëlqesia e tij, z. Ian Cliff, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u prit nga Guvernatori Gërguri me të cilin shkëmbeu informacion mbi zhvillimet aktuale ekonomike e financiare në Kosovë si dhe mbështetjen që Britania e Madhe është duke dhënë në zhvillimin e ekonomisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Guvernatori Gërguri, midis tjerash, bëri thirrje për një prezencë më të madhe të biznesit britanez në ekonominë e Kosovës, në veçanti në sektorin financiar, ndërsa Shkëlqesia e tij, Ambasadori Cliff theksoi përkushtimin e përhershëm të Britanisë së Madhe në mbështetjen e prosperitetit ekonomik për Republikën e Kosovës.