Thellohet bashkepunimi midis Kosoves dhe Malit te Zi ne fushen e Sigurimeve


Një delegacion i lartë i institucioneve të Malit të Zi nga fusha e mbikëqyrje së sigurimeve (Agjencioni për mbikëqyrje të sigurimeve, Asociacioni - Byroja Kombëtare e Siguruesve dhe Ministria e Financave) i udhëhequr nga z.Branko Vujoviq, Kryetar i Bordit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së sigurimeve të Malit të Zi, është mirëpritur në BQK nga ana e Guvernatorit  Gërguri-së dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast janë shkëmbyer përvojat dhe sfidat në mbikëqyrjen dhe zhvillimin e industrisë së sigurimeve në të dyja vendet duke u zotuar njëkohësisht për thellim të bashkëpunimit në këtë industri në të ardhmen.
Në kontekst të kësaj vizite, delegacioni nga Mali i Zi është takuar edhe me përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimit me ç’rast janë dakorduar modalitetet për bashkëpunim midis dy byrove me fokus në gjetjen e modaliteteve që lehtësojnë edhe më shumë qarkullimin e lirë të shtetasve të të dyja vendeve.