Guvernatori Gërguri ka pritur drejtoreshën e misionit të USAID-së për Kosovë, znj.Maureen A.Shauket


Prishtinë, 05 qershor 2012

Guvernatori Gërguri ka mirëpritur në BQK drejtoreshën e misionit të USAID-së për Kosovën, znj.Maureen A. Shauket.
Krahas elaborimit mbi gjendjen aktuale në sektorin financiar të Kosovës, Guvernatori Gërguri, ka nënvizuar kontributin jashtëzakonisht të madh të USAID-së në zhvillimin e BQK-së, sektorit financiar dhe institucioneve tjera të vendit tonë . Në veçanti, është nënvizuar kultura e marrjes së pronësisë nga ana e BQK-së si dhe cilësia e lartë e asistencës nga ana e USAID-së e demonstruar si në projektet e mëparshme ashtu edhe në këto në përfundim e sipër sipas Memorandumit të Bashkëpunimit midis dy institucioneve në fushën e promovimit të sektorit financiar stabil në Kosovë.
Krahas projekteve ekzistuese, drejtoresha Shauket ka nënvizuar gatishmërinë e USAID-së për mbështetje të BQK-së dhe sektorit financiar  të Kosovës me projekte të reja, përfshirë edhe Programin e ri USAID Forward.