Takimet Pranverore te Fondit Monetar Ndërkombetar dhe të Bankës Botërore 2012

Guvernatori Gërguri, po merrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Uashington D.C.Krahas pjesëmarrjes në sesionin plenar te Bordit të guvernatorëve në FMN, z.Gerguri është takuar edhe me drejtorin ekzekutiv në FMN, z.Willy Kiekens, pastaj shefin e misionit të FMN-së për Kosovën, z.Johannes Wiegand si dhe me drejtorin e departamentit te FMN-së për Evropë, z Reza Moghadam. Më këtë rast është vlerësuar lartë përformanca e Kosovës nën Programin Monitorues të Stafit të FMN-së si dhe në realizimin me përpikëri të zotimeve ndërlidhur me veprimet paraprake në prag të mbledhjes së Bordit të drejtorëve të FMN-së të paraparë të mbahet në fund të muajit prill. 
Në kuadër të takimeve me zyrtarë të Bankës Botërore, Guvernatori Gerguri është takuar edhe me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qëndrore, z. Philippe Le Houreou   dhe zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, me c’rast janë diskutuar projektet ekzistuese me fokus të veçantë në Programin e Vlerësimit të Sektorit Financiar që pritet të realizohet në gjysmën e dytë të këtij viti.
Gjatë kësaj pjesëmarrjeje,Guvernatori Gërguri pritet të takojë edhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe homolog nga komuniteti i bankave qëndrore të regjionit dhe më gjerë. Në këtë vizitë, Guvernatori Gërguri është i shoqëruar edhe nga z.Sejdi Rexhepi, anëtar joekzekutiv i BQK-së.