BQK prezanton Raportin e Bilancit të Pagesave


Më 22 mars 2012, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) prezanton Raportin e Bilancit të Pagesave numër 11 (versioni i ri). Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së, z.Gërguri do të mbajë një fjalim hyrës, ndërsa Raporti do të prezantohet nga Sokol Havolli, Ekonomist i lartë në Departamentin për Stabilitet Financiar dhe Analiza Ekonomike. Mysafirë special në këtë ngjarje është Profesor dr. Fabrizio Coricelli (Profesori i Universitetit të Parisit1 dhe i Shkollës së Ekonomiksit në Sorbonë – Paris) i cili do prezantojë në temëm ‘Joekulibrat në sektorin e jashtëm: Bashkimi Evropian dhe Kosova’.

Ky Raport trajton zhvillimet kryesore ekonomike në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, ndërsa përmban edhe punimin kërkimor të ekonomistëve të BQK-së në temën mbi ’Shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese nga firmat në Ballkanin Perëndimor’.

Publikimi në fjalë reflekton synimin e BQK-së për të informuar opinionin e gjerë , profesionistët dhe autoritetet vendimmarrëse mbi zhvillimet në  sferën e sektorit të jashtëm të ekonomisë së Kosovës si dhe njëkohësisht për të kultivuar debatin midis akterëve relevant mbi sfidat në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.