Guvernatori Gërguri po merr pjesë në Takimin e Tretë të Forumit Zyrtar të Institucioneve Monetare dhe Financiare

Guvernatori Gërguri po merr pjesë në Takimin e tretë në Evropë të Forumit Zyrtar të Institucioneve Monetare dhe Financiare. Nikoqir i takimit është z. Jens Weidmann, President i Deutsche Bundesbank ku edhe po zhvillohen punimet e këtij takimi.

Rreth 70 përfaqësues nga 50 institucione prej 35 shteteve nga Afrika, Amerika, Azia, Evropa dhe Lindja e Mesme po elaborojnë në temën e  ambientit global ekonomik dhe monetar, ndryshimet në praktikat e menaxhimit të mjeteve dhe në arkitekturën ndërkombëtare mbikëqyrëse dhe rregullative.