Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Në vazhdën e avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të  përcaktuara me legjislacionin në fuqi, Guvernatori i BQK-së, z. Gani Gërguri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm si mjaft të suksesshëm dhe me këtë rast kanë nënshkruar (ripërtrirë)  Marrëveshjen e Bashkëpunimit e  cila do  t’i kontribuojë  rritjes së efikasitetit  në  realizimin e  objektivave specifike në fusha të përbashkëta.