Guvernatori Gërguri priti në takim Zëvendëskryeministren, znj. Mimoza Kusari-Lila

Në vazhdën e rritjes së bashkëpunimit  ndërinstitucional, Guvernatori  Gërguri  dhe Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila  diskutuan çështje me interes të përbashkët duke u fokusuar në rritjen e bashkëpunimit  në  fushën  e promovimit  të  investimeve  të  huaja në të gjithë sektorët e ekonomisë së Republikës së Kosovës.
Guvernatori Gërguri dhe Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila, shprehen gatishmërinë për  thellimin e bashkëpunimit në fushat që ndërlidhen direkt edhe me avancimin e mëtejmë të ambientit për biznes si dhe rritjen e mëtejme të mbështetjes nga sektori financiar në zhvilimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të ekonomisë së Republikës së Kosovës.