SHKËLQEN STAFI I BQK-së

Në Konferencën e organizuar me rastin e publikimit të numrit të dytë të Raportit të Stabilitetit Financiar të BQK-së, mbajtur më 19 dhjetor 2011, në auditoriumin e BQK-së, është bërë edhe shpërndarja e Mirënjohjes për të arritura të posaçme të punëtorëve të BQK-së.


Mirënjohje e posaçme për njohje ndërkombëtare të punës kërkimore dhe shkencore u është ndarë:
1. Sokol Havolli – me punimin e tij “The Determinants of Emigrant Earnings and Remittances: Evidence from Kosova” ishte fitues i çmimit prestigjioz “Olga Radzyner”, i cili për çdo vit ndahet nga Banka Nacionale e Austrisë për punimet më të mira shkencore në fushën e ekonomisë dhe financave për ekonomistët e rinj nga Evropa Juglindore.
2. Bejtush Kiçmari - me punimin e tij “Determinants of Foreign Direct Investment in South East European Countries (SEEC)” ishte fitues i çmimit prestigjioz “Olga Radzyner”, i cili për çdo vit ndahet nga Banka Nacionale e Austrisë për punimet më të mira shkencore në fushën e ekonomisë dhe financave për ekonomistët e rinj nga Evropa Juglindore.

Mirënjohje e posaçme për njohje ndërkombëtare të kompetencës profesionale u është ndarë:
1. Mentor Geci – për përfshirje të tij në Listën e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për statistika monetare e financiare; dhe
2. Bedri Zymeri – për përfshirje të tij në Listën e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar për statistika të bilancit të pagesave.

Mirënjohje e posaçme për përfaqësim ekzemplar të BQK-së në seminare ndërkombëtare u është ndarë:
1. Astrit Panxha – për përfaqësim ekzemplar të BQK-së në kursin tremujor “Aplied Economic Policy” organizuar nga Instituti i FMN-së në Vienë (IMF Joint Vienna Institute); dhe
2. Albulena Xhelili – për përfaqësim ekzemplar të BQK-së në kursin tremujor “Aplied Economic Policy” organizuar nga Instituti i FMN-së në Vienë (IMF Joint Vienna Institute).

Me këtë rast, Guvernatori Gërguri ka theksuar se “investimi në shkathtësitë dhe njohuritë e punëtorëve nuk ka alternativë, sepse pas çdo institucioni qoftë privat apo publik qëndrojnë njerëzit. Unë jam krenar që jam Guvernator i një institucioni që po zhvillon kulturën e përkushtimit institucional, një institucioni ku njerëzit e tij po shkëlqejnë edhe në arenën e konkurrencës ndërkombëtare” ka përfunduar Guvernatori Gërguri.