Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Misionit të USAID-it në Kosovë

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Misionit të USAID-it në Kosovë
Prishtinë (Nëntor 15, 2011) – Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Gani Gërguri dhe ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë, znj. Azza El-Abd, nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të një sektori financiar më stabil në Kosovë.
Qëllimi i këtij Memorandumi është t’i ofrojë Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës një kornizë për mbështetje e cila do t’ju mundësojë institucioneve kredidhënëse në Kosovë të marrin vendime të duhura - duke u bazuar në informacione të sakta kreditore. Kjo do të ndihmojë Regjistrin e Kredive që ndodhet në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës të përmirësojë kapacitetet operacionale dhe zgjerojë fushëveprimin, duke përfshirë një softuer të ri, instrukcione operacionale të reja, fokus të ri në të drejtat e huamarrësve, rregulla të reja në raportim, materiale të reja për marketing, dhe shfrytëzues të rinjë të Regjistrit.
Qëllimi i këtij Memorandumi është të formalizojë këtë marrëveshje në mes të Programit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për aktivitetet e lartpërmendura. Nënshkrimi i sotshëm i marrëveshjes bënë që të dy palët të jenë të përkushtuara për arritjen e këtyre qëllimeve.