Guvernatori Gërguri ka pritur delegacionin e ekspertëve të Thesarit Amerikan

Guvernatori Gërguri ka pritur sot në takim një delegacion të ekspertëve nga Zyra për asistencë teknike pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-ve.
Guvernatori ka falenderuar përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve për kontributin e tyre të fuqishëm në zhvillimin e deritashëm të BQK-së, të sektorit financiar dhe të sektorëve dhe institucioneve tjera të Kosovës. Në veçanti, Guvernatori ka nënvizuar asistencën teknike që Thesari Amerikan po e jep në lidhje me implementimin e Projektit të tregut të letrave me vlerë të qeverisë si dhe Projektit mbi fuqizimin e rolit rregullativ të BQK-së në industrinë e sigurimeve në Kosovë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Drejtorati për marrëdhënie me jashtë
33 Garibaldi, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel.: +381 38 222 055 lok.422, Fax: +381 38 243 763
Internet: http://www.bqk-kos.org

Në rast reprodukimi, të citohet burimi.