Studentë të dalluar përfundojnë Programin e praktikës në BQK

 
16 studentë nga fakultete të ndryshme të vendit tonë përfunduan Programin e praktikës dymujore nëpër departamente të ndryshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, menaxhmenti i lartë i BQK-së studentëve u shpërndau certifikata mbi kryerjen me sukses të programit të praktikës duke nënvizuar përkushtimin dhe sjelljen e shkëlqyeshme të studentëve.
Duke i përgëzuar studentet për njohuritë e treguara, Guvernatori Gërguri nënvizoi se me qëllim të forcimit të urëlidhjes në relacionin punë-praktikë – njohuri teorike ky Program i BQK-së do të avancohet edhe më shumë në të ardhmen duke involvuar studentët në prodhimin e raporteve ose projekteve të ndryshme mbi fusha të caktuara brenda përgjegjësive të BQK-së.