Guvernatori Gërguri po merr pjesë në ceremoninë e BQE-së me rastin e përfundimit të mandatit të Presidentit të BQE-së, z.Jean-Claude Trichet

Me ftesë të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Guvernatori Gërguri po merr pjesë në ceremoninë e BQE-së organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të Presidentit të BQE-së, z.Jean Claude Triche, ceremoni kjo e cila po mbahet në Alte Oper, në Frankfurt am Main.
Me këtë rast mysafirëve u janë drejtuar ish-figura të shquara evropiane si ish-Presidenti i Francës, z.Valery Giscard d´Estaing dhe ish-Kancelari gjerman, z.Helmut Schmidt. Më pastaj, për punën e BQE-së gjatë mandatit të z.Trichet si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet aktualisht euroja kanë folur edhe figura të shquara evropiane si z.Jerzy Buzek, President i Parlamentit Evropian, z.Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian, z.Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian dhe z.Jean-Claude Juncker, President i Evrogrupit. Në këtë kontekst, vlen nënvizuar në veçanti prezencën dhe fjalimin e Kancelares gjermane, zonjës Angela Merkel si dhe fjalimin e z.Mario Draghi, Guvernator i Bankës së Italisë i cili do ta udhëheqë BQE-në në tetë vitet e ardhshme.
Kjo konferencë po ndiqet nga guvernatorë te bankave qendrore të Bashkimit Evropian përfshirë guvernatorë të bankave qendrore të shteteve të Ballkanit Perëndimor me shumicën e të cilëve Guvernatori Gërguri ka zhvilluar takime bilaterale me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit regjional. Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Frankfurt am Main, Guvernatori Gërguri do të takohet edhe me përfaqësues të KfW-së (Bankës Gjermane për zhvillim) dhe me përfaqësues tëProCredit Holding.