Guvernatori Gërguri po merr pjesë në Konferencën e Bankës së Italisë

Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Italisë,z.Mario Draghi, Guvernatori Gërguri i shoqëruar nga z.Sejdi Rexhepi,anëtar i Bordit të Bankës Qendrore,po merr pjesë në punimet e Konferencës së Bankës së Italisë me titull “Italia dhe ekonomia botërore 1861 – 2011”,e cila po mbahet në Romë.
Krahas fjalës hyrëse të Guvernatorit Draghi, në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Presidenti i Italisë, z.Giorgio Napolitano.
Kjo konferencë po ndiqet edhe nga guvernatorë tjerë nga regjioni si dhe shumë mysafirë dhe prezantues të tjerë nga bota akademike italiane dhe evropiane.