Republika Federale e Gjermanisë mbështet zhvillimin e sistemit të sigurimit të depozitave në Kosovë


Prishtinë, 29 shtator 2011

Guvernatori Gërguri së bashku me anëtarë të Bordit Menaxhues të Fondit për Sigurimin e Depozitave në Kosovë (FSDK) priti sot në takim delegacionin e Republikës Federale të Gjermanisë i kryesuar nga Dr.Leo Kreuz, shef i Divizionit për Evropën Juglindore dhe Kaukazin në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Guvernatori Gërguri fillimisht e falenderoi delegacionin gjerman për përkrahje të vazhdueshme në zhvillimin e sistemit bankar të Kosovës dhe atë që nga ditët e para të pasluftës e deri në ditët e sotme kur pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërqeveritare mbi mbështetjen financiare për Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë.
Znj.Violeta Arifi-Krasniqi, Drejtoreshë Menaxhuese e FSDK-së, bëri një prezantim detal të profilit të FSDK-së dhe të arriturave të deritashme në operacionalizimin e tij, ndërsa krahas pyetjeve dhe përgjigjeve lidhur me rolin ekzistues dhe perspektivën e kësaj skeme mysafirët komplimentuan palën kosovare për progresin e arritur në këtë projekt.