Guvernatori Gërguri prezantoi Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2010 në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike


14 shtator 2011
Me kërkesën e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 14 shtator 2011, Guvernatori Gërguri prezantoi Raportin Vjetor bashkë me pasqyrat financiare të auditorit të jashtëm të BQK-së për vitin 2010, para anëtarëve të këtij Komisioni.
Duke falenderuar anëtarët e Komisionit të lartcekur për komentet e tyre rreth Raportit vjetor të BQK-së, Guvernatori Gërguri elaboroi në mënyrë të hollësishme në të gjitha pyetjet e anëtarëve të këtij Komisioni lidhur me pavarësinë institucionale,financiare dhe operacionale të BQK-së, përgatitjet e BQK-së për zhvillimin e tregut të letrave me vlerë dhe të kapitalit, cilësinë e resurseve rregullative dhe të personelit në sigurimin e stabilitetit financiar, progresin në drejtim të anëtarësimit në Këshillin e Byrove të Kartonit të Gjelbër, normat e larta të kamatave në tregun bankar, aspekte të konkurrencës në tregun bankar dhe atë të sigurimeve, ekspozimin e sektorit financiar të vendit tonë karshi zhvillimeve të fundit në tregun e Bashkimit Evropian dhe sfidat tjera për BQK-në.