Prezantimi i Raportit Vjetor 2010

Sot më 3 gusht 2011, në auditoriumin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u mbajt konferenca e rregullt vjetore me gazetarë me ç’rast u prezantua Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2010 si dhe një përmbledhje e zhvillimeve kryesore në sektorin financiar dhe ekonominë e Kosovës në gjysëmvjetorin e parë të vitit 2011.
Paneli prezantues i Raportit vjetor të BQK-së përbëhej nga Kryetari i Bordit të BQK-së, z. Gazmend Luboteni, Guvernatori i BQK-së z. Gani Gërguri, Zëvendësguvernatori, z.Nexhat Kryeziu dhe Drejtori i analizave ekonomike në BQK, z.Arben Mustafa.
Për më shumë informacion mbi fjalën e Guvernatorit Gërguri dhe prezantimin e z.Arben Mustafa, kliko linkun vijues:

Fjalimi i Guvernatorit z.Gani Gërguri

Prezantimi i z.Arben Mustafa