Guvernatori Gërguri ia prezantoi Raportin vjetor 2010 të BQK-së Presidentes së Republikës së Kosovës


Sot, më 21 korrik 2011, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Gërguri u prit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me ç’rast ia dorëzoi një kopje të Raportit Vjetor të BQK-së për vitin 2010.
Me këtë rast Guvernatori Gërguri bëri një rezime të ecurive kryesore ekonomike dhe financiare të vendit tonë në vitin 2010 si dhe atë të sfidave kryesore për vitin 2011. Presidentja Jahjaga falenderoi Guvernatorin për prezantimin e Raportit dhe inkurajoi për angazhime të mëtejme në përmbushjen e detyrave të parapara me Ligjin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.