Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Gani Gërguri priti në takim Minisitrin e Diasporës z. Ibrahim Makolli

Në  takim  u  diskutuan  çështje  me interes të përbashkët si ajo rreth përshpejtimit të aprovimit të Ligjit  mbi Sigurimet  nga  auto-përgjegjesia  ndaj palëve të  treta, ligj ky që hap rrugën për formimin e Byrosë Nacionale Motorike dhe anëtarësimin e vendit tonë në sistemin e Kartonit të Gjelbër si dhe aspekte të   dërgesave  të  emigrantëve me fokus në gjetjen e modaliteteve optimale për uljen e mëtejme të kostos së transferit të tyre.
Guvernatori Gërguri dhe Ministri Makolli shprehen  gatishmerinë për   bashkëpunim të veprimeve edhe në fushën e joshjes së investimeve direkte të diasporës në Kosovë.