Guvernatori Gërguri priti drejtorin ekzekutiv të FMN-së z.Willy Kiekens

Në vazhdën e takimeve të shumta me delegacionin e FMN-së i cili qëndroi në vendin tonë prej 17 deri më 30 maj 2011, Guvernatori Gërguri ka pritur në takim të veçantë edhe z.Willy Kiekens, drejtor ekzekutiv të FMN-së. Në takim është diskutuar progresi i arritur i misionit të FMN-së në vendin tonë, pastaj zhvillimet në sektorin financiar dhe atë të bilancit të pagesave si dhe janë definuar nevojat për asistencë teknike gjatë këtij viti.

Për më shumë lidhur më kumtesën e misionit të FMN-së dhe deklaratën përmbyllëse kliko në vazhdim.

Deklaratë e misionit të FMN-së në Përfundimin e një Misioni-Konsultimi Nenit IV për Republikën e Kosovës dhe Diskutime mbi Programin për Monitorim të Stafit

Republika e Kosovës: Deklarata përfundimtare e Misionit Konsultativ 2011 për Nenin IV