BQK-ja mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “ Kthimi në prosperitet” të zhvilluar në Tallinn të Estonisë

Nexhat Kryeziu- zëvendësguvernator për mbikëqyrje të institucioneve financiare ka marrë pjesë në konferencën e VII-të për Evropën Lindore të organizuar nga Asociacioni i Specialistëve për Insolvencë dhe Ristrukturim i Evropës (INSOL Europe) me temën “Kthimi në prosperitet?”, e cila u mbajt në Tallinn të Estonisë nga data 27-28 maj 2011. Zëvendësguvernatori si  panelist ka prezantuar Kosovën me temën “Ambienti i tanishëm makroekonomik dhe financiar në Kosovë - efektet e krizës financiare”.

Në këtë konferencë janë diskutuar problemet e insovlencës në vendet e Evropës, sfidat e qeverive të vendeve të Evropës për përballimin e problemeve financiare, me theks të veçantë borxheve publike dhe daljen nga recensioni, si dhe përvojat e vendeve të veçanta për përballimin e situatës pas krizës së madhe globale financiare. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin  më shumë se 200 delegatë ,përfaqësues të vendeve të ndryshme nga Evropa Perëndimore,  Lindore ( duke përfshirë edhe vendet e  rajonit si Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Rusia etj).