Paneli Intervistues i BQK-së : Aplikacionet e kandidatëve ende nuk janë shqyrtuar

Paneli intervistues i BQK-së  , reagon lidhur me shkrimin me titull : “20 kandidat eliminohen nga gara për pozitën e guvernatorit”

Prishtinë , 23 shkurt 2011

Në lidhje me shkrimin  më titull “20 kandidat eliminohen nga gara për pozitën e guvernatorit” të publikuar nga Agjencia  e lajmeve Ekonomisti dhe që i njëjti shkrim është huazuar dhe është transmetuar në disa mediume, portale elektronike  dhe në gazeta të përditshme të Kosovës, Paneli intervistues i BQK sqaron se aplikacionet e kandidatëve ende nuk janë shqyrtuar dhe se nuk është mbajtur as një takim dhe se informacionet e " një zyrtari te BQK" janë plotësisht të pasakta dhe trillime të qëllimshme  që janë bërë nga ndonjë person i paautorizuar me qëllime të caktuara.
Të gjitha informacionet në lidhje me aktivitetin e Panelit do të jenë publike dhe plotësisht transparente dhe mjetet e informimit do të lajmërohen me parë.
Në fund Paneli Intervistues edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin se çdo hap i mëtutjeshem që do të ndërmarrë Paneli Intervistues  i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Guvernatorit do të jetë transparent , pra çdo gjë do të bëhet publike dhe transparente për mediat dhe opinionin publik.