Zëvendësguvernatori i BQK-së z.Nexhat Kryeziu qëndroi për vizitë pune në Bankën Qendrore të Anglisë (Bank of England)

Londër, më 8 dhjetor 2010
Nexhat Kryeziu, zëvendësguvernator për mbikëqyrje të institucioneve financiare qëndroi për vizitë pune në Bankën Qendrore të Anglisë (Bank of England),me këtë rast u prit nga z. Andrew Bailey drejtor ekzekutiv në Bankën Qendrore të Anglisë. Gjatë kësaj vizite ata u  fokusuan në shkëmbimin e informatave në lidhje me stabilitetin financiar si dhe në rolin e bankave qendrore në këtë drejtim, në përvojat e fituara në situatën pas krizës së madhe globale financiare posaçërisht në trendet e fundit për të krijuar një mjedis të shëndoshë financiar jo vetëm në vendet respektive por edhe në Evropë dhe më gjerë. Në fund duke përfituar nga përvoja shumë e madhe e Bankës së Anglisë, zyrtarët e këtij institucioni u zotuan që të përkrahin BQK-në si në aspektin bilateral ashtu edhe në atë global. Në fund të takimit u dakorduan që pas kësaj të zhvillojnë marrëdhënie të mëtutjeshme me Bankën e Anglisë në të gjitha fushat që ka interes Banka Qendrore e Kosovës, si:eksperiencës, shkëmbimit të informatave për institucione relevante që shprehin gatishmërinë  të investojnë në sektorin financiar të Kosovës si dhe investimeve të aseteve. Në të njëjtën kohë edhe  drejtoresha e Qendrës për Studime të Bankingut Qendror , znj. Gill Hammond shprehi gatishmërinë që të fillohet me shkëmbime të përvojave përmes vizitave të mundshme të stafit të BQK-së në Bankën Qendrore të Anglisë, pjesëmarrja në seminare të ndryshme, si dhe organizimin e konferencave ndërkombëtare një ndër to do të jetë ajo në lëmin e stabilitetit financiar.  Kjo ishte vizita e parë dhe në të ardhmen pritet të bëhen edhe vizita të tjera si në nivele të larta po ashtu edhe në ato teknike dhe profesionale.