Promovimi i Studimit mbi Remitencat në Kosovë 2010

Dërgesat e emigrantëve kosovarë vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxit rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla. UNDP-ja në bashkëpunim me BQK-në, USAID-in dhe FMN-në lansoi studimin mbi dërgesat e emigrantëve në Kosovë. Studimi kontribuon në të kuptuarit më të mirë të rrjedhës, përdorimit dhe efekteve të dërgesave të emigrantëve në jetën e njerëzve, si dhe ndikimin e tyre në ekonominë e Kosovës në përgjithësi.
 Studimi u bë i  mundur në bashkëpunim të ngushtë me USAID-in, FMN-në, Bankën Qendrore të Kosovës, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe Entin Statistikor të Kosovës. Në konferencën për lansimin e këtij studimi u debatua mbi rëndësinë e këtyre dërgesave.

Përfaqësuesja e UNDP-së, znj. Osnat Lubrani theksoi se në bazë të këtij studimi është gjetur se dërgesat e emigrantëve nuk i bëjnë njerëzit që të mos punojnë, mirëpo efekti i tyre është në të ardhura dhe janë zbutës të konsiderueshëm të nivelit të varfërisë në Kosovë. Ndërsa, përfaqësuesja e USAID-it theksoi se dërgesat nga diaspora kosovare paraqesin njërin ndër faktorët e rëndësishëm në përmirësimin e jetës së kosovarëve. Gjithashtu,  znj. Azza El-Abd theksoi se ambienti ekonomik në Kosovë paraqet një mundësi shumë të mirë për të tërhequr investime nga diaspora. Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, z. Jose Sulemane theksoi se ky hulumtim përveç se përfshin opinionin dhe të dhëna nga ekonomitë familjare në Kosovë, përfshinë edhe të dhëna direkte nga diaspora pasi që koha e realizimit të këtij studimi ka korresponduar me kohën kur diaspora kosovare viziton më së shumti vendin.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQK-së, z. Gani Gërguri, theksoi se sipas të statistikave të BQK-së, dërgesat e emigrantëve vazhdojnë të jenë mbi rreth 500 milionë euro në 3 vitet e fundit si dhe për gjysmëvjetorin e parë të vitit 2010 këto dërgesa kanë shënuar rritje për 1.3 përqind. Ai potencoi domosdoshmërinë  të  punohet edhe në  parashikimin e  dërgesave të emigrantëve si komponentë  substanciale për
Makroekonomike të vendit tonë. Ministri i Ekonomisë dhe Financave,z. Ahmet Shala, ndër të tjera theksoi se dërgesat e emigrantëve kanë qenë një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës sidomos në periudhën e paraluftës, ndërsa në periudhën e pasluftës ishin diaspora ata të cilën në masë të konsiderueshme financuan rindërtimin e Kosovës.

Gjatë kësaj konference u prezantuan gjetjet e hulumtimit ndër të cilat karakteristikat socio-ekonomike të ekonomive familjare në Kosovë dhe diasporë, prirjet për emigrim të kosovarëve, dërgesat e emigrantëve dhe përdorimi i tyre si dhe pritjet e kosovarëve për dërgesa gjatë vitit 2010. Përveç këtyre, gjatë konferencës u prezantuan edhe efektet e dërgesave të emigrantëve në të ardhurat, punësimin, qasjen në shëndetësi si dhe qasjen në edukim të ekonomive familjare në Kosovë.

Përveç kësaj, nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës u prezantuan figurat e fundit mbi dërgesat e emigrantëve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 si dhe një analizë mbi përcaktuesit e këtyre dërgesave si dhe potencialin për investime në Kosovë të diasporës kosovare.

Publikimi i UNDP-së: Studimi i Remitencave në Kosovë 2010
                                       Kosovo Remittance study 2010
Prezantimi i BQK-së: Roli i Dërgesave të Emigrantëve në Ekonominë e Kosovës
                                     The Role of Remittances for Kosovo’s Economy