BQK ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit me Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare të Bullgarisë

Në vazhdën e bashkëpunimit që ka Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me Bankat simotra dhe institucionet tjera financiare të vendeve të rajonit  dhe si rezultat i kësaj fryme të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale të ndërtuara më herët,  Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare Bullgare. Dokumenti titullohet “Memorandum i mirëkuptimit mbi asistencën reciproke dhe shkëmbimin e informatave për çështjen e letrave me vlerë dhe mbikëqyrjes së sigurimeve në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Bullgare”. Ky Memorandum  është  miratuar nga pala bullgare,  Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare Bullgare  më datën 14 maj 2010. Kryesuesi i këtij komisioni z. Petar Chobanov  në shkresën drejtuar Guvernatorit Rexhepi është shprehur: “Edhe njëherë po e ritheksoj besimin tonë të fuqishëm  se bashkëpunimi i ardhshëm i suksesshëm në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Bullgare do të dëshmohet si shumë i dobishëm sa i përket përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive tona”