Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi merr pjesë në takimet e sesionit pranveror të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington

Me ftesë të FMN-së, një delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , i kryesuar nga i pari i këtij institucioni , guvernatori z. Hashim Rexhepi u nisën për në SHBA, Uashington, për të marrë pjesë në takimet e rregullta të sesionit praveror  të FMN-së dhe Bankës Botërore. Gjatë  qëndrimit në Uashington nga data 22 -25 prill , guvernatori Rexhepi pritet të takohet me zyrtartët dhe drejtuesit më të lartë të FMN-së , Bankës Botërore, Thesarit Amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it si dhe me shumë homologë të bankave qendrore të shteteve të ndryshme të botës. Guvernatori Rexhepi gjatë këtyre takimeve është i shoqëruar nga zëvendësguvernatori i BQK-së z.Gani Gërguri.