Drejtuesit e BQK-së u pritën nga Kryetari i Bordit të AKP-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Hashim Rexhepi  bashkë me bashkëpunëtorët e tij vizitoi sot zyrat e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), me ç’rast u prit nga kryetari i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z.Dino Asanaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Të dy palët diskutuan lidhur me çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë të deritashëm, duke theksuar çështjet që kanë të bëjnë me informim më të detajuar mbi politikën e investimeve dhe kompetencat ligjore të BQK-së ndërlidhur me këto investime. Në mënyrë specifike u theksua nevoja për një bashkëpunim më të thellë në të ardhmen më qëllim të ngritjes së efektivitetit të menaxhimit të mjeteve nga fondi i privatizimit në Kosovë.