Seminar i përbashkët në mes Bankës Botërore dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Shoqatës së Kompanive të Sigurimit të Kosovës

NJË HAP MË AFËR LIBERALIZIMIT TË TARIFAVE TË SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË AUTOPËRGJEJGËSISË

“Një hap më afër liberalizimit të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë” ishte tema e workshopit e organizuar nga BQK-ja në bashkëpunim me Bankën Botërore,  që ka tubuar në Prishtinë ekspertë me renome botërore të fushës së sigurimeve .Të pranishëm në këtë workshop ishin zyrtarët e BQK-së, përfaqësues nga Banka Boterore , Turqia, Italia, Britania e Madhe , zyrtarët e Autoritetit të  Mbikëqyrjes Financiare nga  Shqipëria, përfaqësues nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës  dhe nga Kompanitë e Sigurimeve që veprojnë në Kosovë.

Fillimisht  pjesëmarrësve  mirëseardhje u ka uruar guvernatori i BQK-së z.Hashim Rexhepi,  i cili në vijim të fjalës së tij është ndalur tek rëndësia e këtij workshopi. Guvernatori në një rezyme të tij ka potencuar po ashtu edhe për sfidat dhe të arriturat që kanë përcjellë industrinë e sigurimeve ndër vite . Guvernatori Rexhepi po ashtu përmendi edhe hapat e parë që janë marrë nga BQK-ja në bashkëpunim me industrinë e sigurimeve për liberalizimin  e kontrolluar  të produktit TPL dhe po ashtu potencoi rëndësinë e këtij procesi që ka gjetur zbatim në industrinë e sigurimeve që nga aplikimi i tij e deri më sot.

Guvernatori Rexhepi ka njoftuar pjesëmarrësit se liberalizimi nënkupton  transparencën e plotë  të aktiviteteve siguruese, ngritjen e fuqisë financiare, profilizim dhe selektimin e rrezikut bazuar në objektivat e  një kompanie. Ai ka përcjellë mesazhin tek përfaqësuesit e industrisë se duhet të jenë gati për sfidat që i presin gjatë  futjes së plotë të tyre në procesin e liberalizimit. Ai ka porositur që kompanitë e sigurimeve duhet të investojnë në ngritjen e kapaciteteve me theks të veçantë për investimin në shkollimin e aktuarëve.  Po ashtu Guvernatori përcjelli në mesazhin e tij edhe të rejat e fundit që kanë të bëjnë me bazën themelore për kalimin  e industrisë në liberalizim të MTPL-së, që i parasheh korniza e re ligjore. Më këtë rast ai u shpreh se draft ligji për sigurimet e detyrueshme parasheh  që industria e sigurimit të kaloi në liberalizim  dhe kërkoi nga kompanitë e sigurimeve që të jenë të përgatitura për këtë sfidë që i pret. Në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve znj. Elizabeta Gjoni ndër të tjera  ka cekur se temat e debatit të sotëm janë vazhdimësi e debatit të zhvilluar më herët në Tiranë dhe potencoi se: “Po përballemi me problemet e përbashkëta  dhe po ashtu ndodhemi si treg i përafërt – i njëjtë  edhe si rregullator përballë sfidave të njëjta  që na presin , përballë sfidave që përcjellë liberalizimi në përgjithësi”. Gjatë këtij workshopi kanë prezantuar edhe ekspertët e fushës së sigurimeve. Fillimisht me një prezantim që zgjoi interesimin e pjesëmarrësve është paraqitur znj.Serap Gonulal specialiste  e sektorit financiar të Bankës Botërore e cila shtjelloi temën “ Rëndësia e konkurrencës , përparësitë dhe dobësitë”, po ashtu znj.Gonulal ka prezantuar edhe temën  “Rregullimi i siguruesve - licencimi, aftësia paguese, trajtimi i drejtë i klientëve”.  Në vijim znj.Shkëndije Himaj ka prezantuar një studim rreth MTPL-së (liberalizmit të pjesshëm) në tregun e sigurimeve të Kosovës, ajo ka potencuar gjendjen ekzistuese zhvillimore në të cilën gjendet  industria e sigurimeve, të arriturat dhe fushat potenciale për zhvillim si dhe rrugën që duhet të ndjekë kjo industri drejtë liberalizimit të plotë konform rregullatives dhe standardeve ndërkombëtare.  Ndërkaq me praktikat e tyre janë paraqitur edhe ekspertë tjerë pjesëmarrës, si  z.Sergio Desantis ,  kryesues i statistikave dhe i studimeve aktuariale   ANIA (Shoqata e Sigurimeve të Italisë   me temën Liberalizimi i MTPL-së në praktikë ( rasti i Italisë), z. Desantis në vijim të këtij sesioni ka prezantuar edhe me temën “  Kalkulimi i primeve dhe rezervave ; z.Murat Disci ,zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Kompanisë së Sigurimeve ERGO  dhe zëvendëskryetar i qendrës së bazës së të dhënave të sigurimeve  MTPL me temën  Liberalizimi i MTPL-së në praktikë (rasti i Turqisë); z. Nick Goulder  drejtor i aksidenteve ndërkombëtare  Willis Re, prezantoi temat “Harta rrugore drejt liberalizimit”dhe “Risigurimet”.

Pjesëmarrësit e kanë vlerësuar lartë workshopin me shpresë që bashkëpunimi i ndërsjellë rajonal të vazhdojë edhe më tej si dhe u potencua se takimet e tilla janë në dobi të gjithë industrisë së sigurimeve në Kosovë pa dallim. Ky workshop ishte fillimi i serive të workshopeve që do të mbahen me industrinë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në mënyrë që të gjithë akterët të jenë të përgatitur sa më shumë për rrugën e liberalizimit.