Kumtesë për shtyp

16 mars 2011

Sipas kumtesës për shtyp të datës 4 mars 2011, Paneli në bazë të kritereve të vlerësimit të përcaktuar më parë,  kishte publikuar listën e ngushtë me radhitje prej 3 kandidatësh.
Në bazë të shkresës dhe interpretimit ligjor  të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), (bazuar në autoritetin e specifikuar në nenin 2.2 d Aneksi IX për Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit të Kosovës i  26 mars 2007) të datës  10 mars 2011, dërguar  Panelit për nominimin e Guvernatorit të BQK-së, lista e publikuar me rrethin e ngushtë të  kandidatëve e datës  4 mars 2011 është reduktuar. Sipas interpretimit të ICO-së, z. Gazmend Luboteni është konsideruar se nuk i plotëson kushtet formale për t’u emëruar në bazë të nenit 18.6 të Ligjit të mëparshëm për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës nr. 03/L-074  dhe nenit 38.1 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës nr. 03/L-209 që parasheh, se anëtari i Bordit nuk mund të shërbejë më shumë se një periudhë të përgjithshme maksimale prej 10 vitesh në Bordin e Bankës Qendrore. 
Prandaj, Paneli për nominimin e Guvernatorit të BQK-së, në pajtim me nenin 38. paragrafi 2. të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, i dërgon  Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë, listën me radhitjen e kandidatëve të nominuar për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të BQK-së, si në vijim:
1. Gani Gërguri,
2. Safet Merovci