Vizitë njohëse e Kryesuesit të Bordit të AQBK-së, Prof.Luboteni me Presidentin Sejdiu

Prishtinë, 31 janar 2008 - Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu pati një takim me kryetarin e ri të Bordit Drejtues të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, z. Gazmend Luboteni, dhe me drejtorin Menaxhues, z. Michel Svetchine.

Presidenti Sejdiu tha se Banka Qendrore e Kosovës do të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të politikave ekonomike dhe në përshpejtimin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane.

Përfaqësuesit e AQBK-së e njoftuan Presidentin lidhur më zhvillimet e ABQK-së dhe të ardhmën e saj.
Gjithashtu, u diskutua edhe për qëndrueshmërinë  e sistemit bankar në Kosovë dhe besimi i shtuar i qytetarëve në bankat që operojnë në Kosovë.

Presidenti i Kosovës e përgëzoi kryetarin e Bordit të AQBK-së për përgjegjësitë e reja dhe theksoi mbështetjen e tij të parezervë për këtë institucion.