Hapja e ndërtesës qendrore të Procredit Bankës në Kosovë

Më 22 Shkurt 2008, Presidenti i Kosovës përuroi ndërtesën e re qendrore të ProCredit Bankës së Kosovës në qendër të qytetit të Prishtinës. Me rastin e hapjes, Z. Michel Svetchine, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës,  theksoi  “kjo ndërtesë qendrore e ProCredit Bankës në Kosovë e përforcon edhe imazhin e  Prishtinës dhe Kosovës si vende në të cilat mund të bëhen biznese dhe investime frytdhënëse”. 

Ai gjithashtu theksoi se “kjo ndërtesë e re, brenda dhe jashtë Kosovës krijon një imazh të karakterit modern i cili ka rëndësi qenësore për tërheqjen e partnerëve të jashtëm dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik”. Z. Svetchine, po ashtu shfrytëzoi rastin për të falenderuar ProCredit Holding në Gjermani për mbështetjen e vazhdueshme të vartësit të tij në Kosovë, duke iu dëshiruar punë të mbarë punëtorëve të  ProCredit Bankës në Kosovë.