Vlerësohet pozitivisht aplikimi i Liberalizimit të kontrolluar të Sigurimit të Detyrueshëm të Autopërgjegjësisë

Në vazhdën e takimeve të rregullta të AQBK-se me drejtuesit e insitucioneve financiare, Drejtori Menaxhues i AQBK-së z.Hashim Rexhepi zhvilloj takime  me drejtuesit e  Kompanive të Sigurimeve që operojne në Kosovë.
Takimi si qëllim pati  njohjen nga afër  më të rejat e fundit në tregun e sigurimeve , me theks të veçant pas aplikimit të Liberalizimit të Sigurimit të Detyrueshëm të Autopërgjegjësisë.

Dejtori i Përgjithshëm z.Rexhepi shprehu qëndrimin e AQBK-së se objektiva primare e AQBK është mbrojtja e interesave të pilcëmbajtëseve dhe zhvillimi kualitativ i industrisë së sigurimeve në Kosovë. Më këtë rast ai ua përmendi faktin se Industria e Sigurimeve luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Njiherit në takim u bë edhe një krahasim i zhvillimeve  në tregun e sigurimeve gjatë një muaji , dhe të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan se Liberalizimi i kontrolluar  ka dëshmuar konkurrencën e drejtë – e cila do të sëndërtohet konformë tarifave të aprovuara nga vet AQBK-ja për sëcilën Kompani .