Memorandum i Mirëkuptimit CFSSA – AQBK

Përveç Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar më 12 maj 2008 me Agjencinë e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare të Turqisë të njëjtën ditë është nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit me Agjencionin Mbikëqyrës të Shërbimeve Financiare të Kroacisë. 

Nëpërmjet të nënshkrimit të këtij memorandumit palët kanë arritur ujdinë për një efikasitet të mbikëqyrjes së Fondeve  Pensionale dhe të Sigurimeve. Një mbikëqyrje e tillë do të realizohet nëpërmjet të këmbimit të informacioneve të ndryshme, rregullimit të mënyrës së inspektimit të fondit të pensioneve dhe të sigurimeve, të lehtësimit dhe mbështetjes së palëve nënshkruese përgjatë inspektimeve dhe mbikëqyrjes si dhe formave të ndryshme të asistencës. Për më tepër, palët në mënyrë të ndërsjellë do të informojnë për çdo ndryshim eventual në rregullore dhe politika të institucioneve financiare përkatëse ndërkufitare.

Ky dokument është nënshkruar nga z. Ante Samodol, Kryetar i Bordit të Agjencionit Mbikëqyrës të Shërbimeve Financiare të Kroacisë dhe Z. Hashim Rexhepi, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.
Firmosja e memorandumit në fjalë është vazhdimësi e një bashkëpunimi të AQBK-së me autoritetet e institucioneve financiare të Kroacisë. Më herët është finalizuar edhe Memorandumi i Mirëkuptimit me Byronë Kroate të Sigurimeve.