ProCredit lancon broshurën me titull “Si t’i drejtohemi një banke”

Sot më 06 qershor 2008 është mbajtur një konferencë për shtyp me rastin e promovimit të broshurës me titull “Si t’i drejtohemi një banke” nga ProCredit Bank dhe të mbështetur nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës.
Para mediave të ndryshme promovimi i kësaj broshure është bërë nga drejtori i përgjithshëm i ProCredit Bankës z. Philip Sigwart dhe nga z. Hashim Rexhepi drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës.

Me këtë rast z. Sigward shpalosi rëndësinë e kësaj broshure e cila qëllim kryesor ka edukimin e klientëve të bankës dhe vetëdijesimit të tyre për mënyrën e qasjes institucioneve bankare. Ai gjithashtu bëri me dije se broshura të tilla do të ketë edhe në të ardhmen e afërt e të cilat do të kenë fokus edhe personat e moshave shumë të reja. Z. Sigward në fund shfrytëzoj rastin që t’i falënderoi z. Rexhepi për mbështetjen dhe përkrahjen e tij dhe të institucionit që ai përfaqëson.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i AQBK-së përshëndeti iniciativën e ProCredit Bankës duke i vënë theks të veçantë rëndësisë së tanishme të edukimit të klientëve të bankës e cila rezulton me një sistem edhe më të sigurt e të qëndrueshëm në të ardhmen. Z. Rexhepi gjithashtu shprehi gatishmërinë e mbështetjes së iniciativave të tilla edhe nga bankat tjera gjithmonë në shërbim të klientëve të bankës.