Prezantimi i Raportit Vjetor 2007

Sot më 14 Korrik 2008 para shumë mediave të shkruara, elektronike dhe atyre vizive është prezantuar Raporti Vjetor 2007 i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë prezantuesit e Raportit Vjetor 2007 ishin; Kryetari i Bordit Drejtues të BQK-së z. Gazmend Luboteni, Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi, zv. Guvernatori z. Gani Gërguri dhe Inspektori Gjeneral z. Agron Dida.

Të pranishmit patën rastin që në pika të shkurtra por gjithëpërfshirëse të njihen me rrjedhat, proceset, të arriturat dhe zhvillimet e periudhës raportuese 2007 por edhe me sfidat për piridhat vijuese. Për më tepër Raporti Vjetor 2007 është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore në ekonominë botërore, evropiane, ballkanike dhe atë kosovare.     

Zhvillimet në ekonominë kosovare janë paraqitur nëpërmjet të rejave më të fundit në fushën monetare, fiskale, sektorin e jashtëm dhe atë real. Përveç kësaj Raporti Vjetor përmban informacion në lidhje me aktivitetet e BQK-së në lidhje me mbikëqyrjen financiare, sistemin e pagesave dhe zhvillimet e brendshme organizative.
Versioni elektronik i Raportit Vjetor 2007 mund të gjendet në faqen elektronike të BQK-së.