Workshop nen organizimin e BQK-se dhe SHBK-se

Nën organizimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe të Shoqatës së Bankave të Kosovës sot është mbajt workshop-i mbi Krizën Financiare në Botë dhe ndikimi i saj në sektorin bankar të Kosovës.

Në takim përveç Guvernatorit të Kosovës z. Hashim Rexhepi ishin edhe drejtorët e bankave komerciale të Kosovës.

Temat qendrore e këti workshop-i ishin:

  • ligji mbi Bankën Qendrore,
  • kriza financiare në botë dhe ndikimi i saj në sektorin bankar,
  • mënyra e menaxhimit të riskut,
  • likuiditeti i sektorit financiar,
  • analizat e trendit në sektorin bankar,
  • mbikëqyrja e bazuar në rrezik,
  • ristrukturimi i sektorit të mbikëqyrjes financiare
  • vendimi për të mbajtur dy lloje regjistrash për të përmbushur politikën e provizionit të BQK-së.

Në përfundim të takimit të pranishmit kishin rastin për diskutime dhe konkluzione.