Guvernatori dhe Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosoves u takuan me Presidentin e Republikës së Kosovës

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës z. Hashim Rexhepi dhe Kryetari i Bordit të BQK-së z.Gazmend Luboteni  u pritën në një takim nga Presidenti i Kosovës dr.Fatmir Sejdiu. Më këtë rast Guvernatori Rexhepi dhe Kryetari i Bordit të BQK-së z.Luboteni i prezentuan Presidentit  Raportin  Vjetor për vitin 2007.

Drejtuesit e Bankës Qëndrore e njoftuan Presidentin për zhvillimet dhe për përmbajtjën e raportit Vjetor të Vitit 2007, Raport ky që përmban në detaje të dhënat nga zhvillimet dhe të arriturat në sektorin financiar të Kosovës dhe më theks të veçantë  zhvillimet që e karakterizuan ekonominë e Kosovës dhe të  botës në përgjithësi  gjatë vitit 2007. Presidenti poashtu u njohë nga afër edhe me zhvillimet  dhe më të arriturat  nga fusha e sistemit bankar të Kosovës gjatë këtij viti .Poashtu  një temë tjetër e diskutimit ishte çështja për antarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombetare  financiare siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombetar.

Presidenti Sejdiu ka falëndëruar drejtuesit e lartë të Bankës Qëndrore lidhur më të arriturat në sektorin bankar. Sipas tij ekzistenca e një sektori financiar të qëndrueshëm dhe të sigurtë  do të ndihmon drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit