Sokol Havolli fiton çmimin prestigjioz “Olga Radzyner”

Sokol Havolli punëtor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës është fitues i çmimit prestigjioz “Olga Radzyner” e cila për çdo vit ndahet nga Banka Nacionale e Austrisë për ekonomistët e rinj nga shumë  vende të ndryshme të Evropës: Kosova, Shqipëria, Kroacia, Hungaria, Estonia, Polonia, Rumania, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Lituania, Letonia, dhe Çekia.

Ky çmim pa dyshim është shumë i mirëseardhur jo vetëm për Sokolin dhe BQK-në por edhe për shumë ekonomistë të tjerë të rinj të Kosovës të cilëve tani u janë hapur rrugët për pjesëmarrje në këtë dhe shumë gara të tjera ndërkombëtare. Z. Havolli me punimin e ti “The Determinants of Emigrant Earnings and Remittances: Evidence from Kosova” ishte i përzgjedhuri i jurisë së Bankës Nacionale të Austrisë.

Sokoli tani është ftuar që më 17 dhe 18 nëntor të merr pjesë në konferencën për Integrime Ekonomike Evropiane e cila mbahet në Vjenë, me ç’rast atij në ceremoninë e ndarjes së shpërblimit do t’i dorëzohet nga guvernatori i Bankës Nacionale të Austrisë çmimi “Olga Radzyner”.

Vlen të theksohet se ky çmim jo vetëm se i jepet për herë të parë një ekonomisti të ri nga Kosova, por për herë të parë i jepet një të riu nga i tërë rajoni i Evropës jug-lindore