BQK-ja ka ndarë Certifikatat Studentëve që ndoqën Programin “Praktikë për Student në BQK”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës , më rastin e përfundimit të suksesshëm të praktikës profesionale në BQK , ka organizuar  një ceremoni rasti, duke ua ndarë  Certifikatat për 23 studentët që kanë  ndjekur dhe përfunduar më sukses praktikën në BQK.

Në pritjen e organizuar më rastin e kësaj ceremonie  ishte edhe Guvernatori i BQK-së z. Hashim Rexhepi i cili më këtë rast i ka përgëzuar studentët për përfundimin  me sukses të praktikës  si dhe për përkushtimin dhe sjelljën e shkëlqyerë  që ata  treguan gjatë qëndrimit njëmujor në Drejtoratët dhe sektorët e ndryshëm të BQK-së.

Ai më këtë rast ka shprehur qëndrimin e tij së BQK-ja më programin e saj “ Parktikë për student “ ,  do të vazhdojë të mbeshtesë  studentët më të mirë, përkatësisht të fakulteteve ekonomike që janë pjesë e  Universiteteve të Kosovës.

Certifikatat për studentët i ka shpërndarë Guvernatori Rexhepi më bashkëpunëtorët  e tij .
Studentët që ndoqën praktikën profesionale në BQK ,  janë nga Universiteti Publik i Prishtinës UP-ja  , Universiteti “ Fama “,  Universiteti ”Dardania”, Universiteti “Iliria” dhe  Universiteti ”AAB”.