U nënshkrua plotësim marrëveshja në mes të BQK-së dhe AMF-së nga Shqiperia

Sot në Prishtinë , në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës u nënshkrua plotësimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mës të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financi-are të Shqipërisë (AMF) dhe Bankës Qendrore të Republi-kës së Kosovës (BQK).

Memorandumi është plotësim i memora-ndumit të mëhershëm dhe ka të bëjë me bashkëpunimin dhe shkëmbime informacioni , përvojash nga fusha financiare , e sigurimeve, pensioneve dhe fushave tjera. Memorandumi nga pala e BQK-së është firmosur nga Guvernatori z. Hashim Rexhepi, ndërsa nga pala shqiptare nga znj. Elisabeta Gjoni , Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në momentin e nënshkrimit të kësaj ceremonie, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Kosovë , z.Arben Çejku, Kryetari i Bordit të BQK-së z. Gazmend Luboteni , si dhe përfaqësues nga menaxhmenti , stafi i BQK-së dhe përfaqësuesit e lartë të delegacionit të AMF-së nga Shqiperia.

BQK-ja dhe AMF kanë patur edhe më herët marrëveshje bilaterale , ndërkohë nënshkrimi i sotëm thellon edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.