Konferencë për Media: “Përmbledhje e Zhvillimeve - Performancës së BQK-së për vitin 2008 dhe objektivat kryesore të vitit 2009

Konferenca mbahet të martën, më 10 mars 2009, në Auditoriumin e BQK-së në ora 11:00

Pjesëmarrës nga BQK në këtë Konferencë do të jenë Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët.

Më këtë rast Guvernatori, z.Hashim Rexhepi  do të mbaj një fjalim hyrës (përmbledhje ekzekutive) për rezultatet dhe sfidat e BQK-së në vitin 2008 dhe gjithashtu do të flasë për objektivat kryesore të vitit 2009.

Ndërsa Zv. Guvernatori z.Gani Gerguri do të  flasë  për zhvillimet kryesore  që kanë karakterizuar operacionet e BQK-së, investimet, sistemet e pagesave dhe statistikat financiare.

Ndërkaq Zv. Guvernatori Z. Nexhat Kryeziu do të flasë  për përformancën e sistemit financiar (struktura, ndryshimet dhe zhvillimet kyçe në sistemin financiar, kapitalizimi i bankave, trendi i depozitave dhe kredive, likuiditeti, menaxhimi i riskut kreditor dhe performimi i kredive). Zhvillimet në industrinë e sigurimeve (rritja e primit, dëmet dhe solvenca). Gjithashtu do të flasë për Trustin  Pensional të Kosoves  dhe  do të prezantoi veprimet e ndërmarra nga BQK-ja.