Konferencë për Media e BQK-së: “Përmbledhje e Zhvillimeve - Performancës së BQK-së për vitin 2008 dhe objektivat kryesore për vitin 2009”

Sot më 10 mars 2009 ,  Drejtuesit më të lartë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës   mbajtën  një konferencë me gazetarë .

Më këtë rast Guvernatori, z.Hashim Rexhepi mbajti një përmbledhje hyrëse lidhur më  të arriturat, sfidat e BQK-së gjatë vitit 2008  si dhe dhe për objektivat shumta që pritet ta  karakterizojnë BQK-në  vitit 2009. Për më shumë kliko : Prezentimi i Guvernatorit Rexhepi

Ndërsa zv. Guvernatori z. Gani Gerguri shtjelloj zhvillimet kryesore  që kanë karakterizuar operacionet e BQK-së, investimet, sistemet e pagesave dhe statistikat financiare. Për më shumë kliko : Funksionet bankare qendrore
Ndërkohë zv. Guvernatori z. Nexhat Kryeziu,  foli  për përformancën e sistemit financiar (struktura, ndryshimet dhe zhvillimet kyçe në sistemin financiar, kapitalizimi i bankave, trendi i depozitave dhe kredive, likuiditeti, menaxhimi i riskut kreditor dhe performimi i kredive). Zhvillimet në industrinë e sigurimeve (rritja e primit, dëmet dhe solvenca) si dhe për Trustin Pensional të Kosovës  dhe veprimet e  ndërmarra nga ana e BQK-së.
Për më shumë kliko : Mbikëqyrja e Institucioneve Financiare  (01 Janar – 31 dhjetor 2008)
Në përfundim Guvernatori Rexhepi u përgjigj  në pyetjet e gazetarëve .