Vizita e delegacionit austriak

Më 12 gusht 2009 Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës do ta vizitoj një delegacion i lartë nga Banka Kombëtare e Austrisë (Österreichische Nationalbank OeNB) dhe nga Autoritetit i Tregut Financiar (Financial Market Authority – FMA) nga Austria.

Qëllimi primar i kësaj vizite është bashkëpunimi në mes të FMA-së dhe OeNB-së me BQK-në në aspektin e mbikëqyrjes financiare si dhe në atë të shkëmbimit të informatave të ndërsjella.

Në të njëjtën kohë në këtë takim do të diskutohen çështje me interes të dyanshëm siç janë:

  • Diskutimin mbi situatën aktuale të tregut financiar në Kosovë dhe Austri si dhe pritjet/parashikimet për të ardhmen,
  • Diskutimin mbi situatën aktuale të Raiffeisen Bank në Kosovë dhe RZB/RI në Austri
  • Zhvillimet aktuale në rregullativën e mbikëqyrjes bankare siç është implemetimi i Basel 2 etj.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e këtij niveli në BQK e cila do të ndikoj në përmirësimin e raporteve ndërinstitucionale financiare të Austrisë dhe Kosovës, veçanërisht në kohën e sotme ku kemi pasur turbulencë të tregjeve financiare globale.