Vizita e delegacionit kosovar me rastin e takimeve të sesionit pranveror të FMN-së në Uashington

Më ftesë të FMN-së, delegacioni  i RepublikëssëKosovës në përbërje:  Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, Hashim Rexhepi,  guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës , Driton Qehaja,  këshilltar   për çështje ekonomike i Kryeministrit të Kosovës, Hajdar Korbi,  këshilltar, Emira Ajeti, këshilltare, Flamur Mrasori,  shef i kabinetit të guvernatorit,  me të mbërritur në Uashington është pritur nga ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Avni Spahiu, i cili e shoqëroi delegacionin në shumicën e takimeve.Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe Financave  z. Ahmet Shala ka mbajtur  takime zyrtare me personalitete  të rëndësishme,  me qëllim të  përkrahjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësim në FMN.Gjatë tri ditëve radhazi, para së të fillojnë takimet pranverore të FMN-së, delegacioni kosovar ka realizuar   takime me zyrtar të lartë të Fondit  Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Thesarit amerikan, Departamentit të Shtetit, USAID-it, si dhe  me përfaqësues të lartë nga Zyra Ekzekutive e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe me kongresmenin Eliot Engel.

Delegacioni Kosovar, gjithashtu, mori pjesë në një koktej  të organizuar nga ambasada sllovene në Uashington, me  rastin e  IMF/EC/CEF,  dhe vizitës së ministrit të Financave të Sllovenisë z. Krizanic.  Takimet e përmendura më lart,  përveç  informimit të duhur mbi zhvillimet më të fundit  në Republikën e Kosovës,  kishin si fokus qendror anëtarësimin e Kosovës në FMN.

Gjatë takimeve që delegacioni kishte me përfaqësuesit e FMN-së, janë marrë premtime se asistenca teknike  e FMN-së për Kosovën do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të zhvillimit ekonomik te vendit  në përgjithësi dhe zhvillimit të sektorit Financiar në veçanti.