Guvernatori i Bankës Qendrore të Luksemburgut z. Yves Mersch, do të vizitojë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Luksemburgut, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, përkatësisht do të vizitojë BQK-në nga data 11 deri më 12 qershor 2009. Me këtë rast ai do të pritet nga z. Hashim Rexhepi guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga menxhamenti lartë i BQK-së.

Gjatë takimeve që z.Mersch do të zhvillojë në BQK, do të diskutohet edhe për mundësinë e zgjerimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e përvojave profesionale midis dy Bankave Qendrore; Bankës Qendrore të Luksemburgut dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës..