Seminari i përbashkët i organizuar nga FED dhe BQK

Prej 22 deri më 26 qershor në bashkëpunim të ”Federal Reserv System “ –  FED të ShBA-ve dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës – BQK është organizuar trajnim - seminar regjional me titull “Risk-Focused Supervision and Risk Assesment” (Mbikëqyrja e Fokusuar në Risk dhe Vlerësimi i Riskut).

Trajnimi ishte intensiv dhe kishte për cak të gjithë mbikëqyrësit bankar të BQK-së, Autoriteti Rregullativ Bankar të Turqisë (BRSA) dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë  të cilët nga ky trajnim përfituan përvoja nga dy expert të FED-it të cilët kishin udhëtuar në Prishtinë enkas për ofrimin e këtij trajnimi.

Objektiv primar i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të familiariozhen me procesin e  ekzaminimit të fokusuar në risk, vlerësimi i risqeve te aktiviteteve bankare si dhe teknikat e vlerësimit të këtyre risqeve. 
Gjithashtu ky  seminar (trajnim) kishte karakter interaktiv në të cilën janë simuluar rastet të ndryshme të risqeve;  kreditore, operacionale , të likuiditetit dhe ato të tregut dhe janë arritur zgjidhje të problemeve në  bazë të punëve grupore të cilat më pas janë prezantuar nga pjesëmarrësit e seminarit.

Vlen të ceket se pas përfundimit të suksesshëm të seminarit pjesëmarrësve u është ndarë “Certifikata e Pjesëmarrjes”  nga  FED-it dhe BQK-ja për trajnimin e ofruar. Instruktorët e FED-it ishin mjaft të kënaqur me nivelin e njohurive të pjesëmarrësve dhe pa ngurrim shprehën gatishmërinë e tyre që në Kosovë sërish të ofrojnë trajnime mbi mbikëqyrjen bankare por edhe t’i ftojnë pjesëmarrësit nga Kosova për trajnimi në FED-SHBA.