Më ftesë të Bordit të Forumit Ekonomik të Vjenës, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Hashim Rexhepi po merr pjesë në punimet e këtij Forumi, respektivisht në sesionin e tretë( 10 nëntor ) – sesioni i guvernatorëve dhe bankierëve.
Në këto punime janë duke marrë pjesë guvernatorët e bankave qendrore të rajonit dhe të disa vendeve të BE-së. Temë e diskutimeve në këtë Forum përpos tjerave, janë çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë më sektorin financiar .